Vazhdo leximin
e diel, 18 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Mbyllen vendvotimet dhe nis numërimi në Bërvenicë

Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës mbyllen në orën 19:00 pas një procesi të qetë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Vendvotimet në Komunën e Bërvenicës janë mbyllur në orën 19:00, duke shënuar përfundimin e procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune, të cilat u hapën në orën 07:00. Këto zgjedhje u thirrën pas vdekjes së kryetarit të atëhershëm të komunës, Jovica Ilievski, më 23 qershor 2026, në moshën 58-vjeçare. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, procesi i votimit është zhvilluar pa pengesa, ndërsa dalja në votime deri në orën 18:30 ka arritur në 44,57 për qind.

Mbyllen vendvotimet dhe nis numërimi në Bërvenicë
Foto: shenja.tv
Video · TV Koha · YouTube ↗

Të drejtë vote në dhjetë vendbanimet e kësaj komune kishin gjithsej 16.256 votues, nga të cilët 449 persona ndodhen në punë të përkohshme jashtë vendit, kurse nëntë të tjerë janë në burg ose paraburgim. Gjatë ditës së parë para zgjedhjeve, të drejtën e votës e shfrytëzuan 85 persona të sëmurë e të pafuqishëm dhe shtatë persona në institucione korrektuese. Në garë për këtë post morën pjesë gjashtë kandidatë: Stojanço Radieski nga koalicioni “Maqedonia Jote”, Jovica Radeski nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM, i pavaruri Dushan Bogdanovski, Jakup Useini nga koalicioni VLEN, kandidatja e pavarur Arife Idrizi dhe Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 24 kamera →