Vazhdo leximin
e hënë, 19 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Shala: Vrasjet e shpeshta dhe armët ilegale kërkojnë reagim institutional

Eksperti i sigurisë kërkon bashkëpunim më të madh mes institucioneve dhe familjeve për parandalimin e vrasjeve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Vrasjet e shpeshta në vend duhet të shërbejnë si alarm për institucionet, duke kërkuar një bashkëpunim më të madh për parandalimin e tyre. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë periudhës nga janari deri në shtator të vitit 2026 janë evidentuar 17 raste vrasjesh, shifër kjo e barabartë me numrin e regjistruar gjatë gjithë vitit 2025.

Shala: Vrasjet e shpeshta dhe armët ilegale kërkojnë reagim institutional
Foto: ekonomiaonline.com
Video · YouTube ↗

Eksperti i sigurisë Drizan Shala vlerëson se Policia nuk mund të jetë e pranishme në çdo vend, ndaj problemet brenda familjeve nuk duhet të fshihen, por të raportohen për të shmangur rastet më të rënda. Ai thekson nevojën e një bashkëpunimi ndërmjet Policisë, Prokurorisë dhe sistemit gjyqësor, me fokus mbrojtjen e jetës.

Krahas problemeve familjare, ekonomike dhe sociale, një shqetësim tjetër mbetet qarkullimi i armëve ilegale. Gjatë nëntë muajve të parë të vitit, Policia ka konfiskuar 1 mijë e 265 armë të llojeve të ndryshme dhe 17 mijë e 932 fishekë, ndërsa fushatat e deritanishme për dorëzimin e tyre nuk kanë dhënë efektet e pritura në terren.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Gjilani 24 kamera →