Hoffenheimi ia kushton fitoren Hajdarit
Klubi gjerman i dedikon triumfin ndaj Borussia Monchengladbachut mbrojtësit të Kosovës, i cili pëson lëndim të ri gjatë stërvitjeve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Hoffenheimi regjistroi një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Borussia Monchengladbachut, duke shënuar suksesin e parë jashtë fushe këtë edicion. Gjermanët, të cilët kishin filluar sezonin me luhatje, duket se kanë rikthyer formën dhe synojnë të ngjiten në pjesën e sipërme të renditjes. Këtë fitore, klubi i kushtoi mbrojtësit të Kosovës Albian Hajdari dhe mesfushorit Nathan de Cat, të cilët janë jashtë fushave për shkak të lëndimeve.
Hajdari, i cili kishte rikthyer nga lëndimi i pësuar me Kombëtaren e Kosovës, pësoi një tjetër goditje në këmbë gjatë stërvitjeve me ekipin gjerman. Siç raportoi Zhurma më 14 tetor, Hajdari kishte lënduar fascien plantare gjatë stërvitjes dhe pritej t'i mungojë Përfaqësueses në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Lëndimi i ri do ta mbajë atë jashtë për disa javë, duke e bërë të paqartë nëse do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet vendimtare të nëntorit ndaj Izraelit dhe Irlandës.