Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Kur dalin shtesat 100 euro për fëmijë e pensionistë sipas Hotit?

Ministri në detyrë Andin Hoti njofton ekzekutimin e pagesave të njëhershme, ditën pasi u transferuan 500 euro për lehonat.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Ministri në detyrë i Ministrisë për Punë dhe Familje, Andin Hoti, ka njoftuar se sot ekzekutohen pagesat e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijë dhe pensionistë. “Njoftojmë qytetarët se pagesa e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijë dhe pensionistë dalin sot, ngase dje u ekzekutuan pagesat e njëhershme për lehonat me rritje në vlerën 500 euro”, tha Hoti për Dukagjinin.

Kur dalin shtesat 100 euro për fëmijë e pensionistë sipas Hotit?
Foto: Wikimedia Commons

Këto pagesa vijnë nga Pakoja për përballje me inflacionin 2.0, e miratuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e fundit. Sipas ministrit, nga kjo pako përfitojnë mbi 400 mijë fëmijë dhe mbi 300 mijë skema pensionale, përfshirë kategoritë e luftës dhe personat me nevoja të veçanta.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme