Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Hetimi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja mbetet në vendnumëro

Pse aktekspertimi i celularit të Elvis Shkambit e mban peng zbardhjen e ekzekutimit?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

TIRANË — Hetimet mbi vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit me 6 tetor të vitit të kaluar, kanë mbetur në vendnumëro për shkak se prokuroria është në pritje të aktit të ekspertimit të celularit të të dyshuarit kryesor për krimin tronditës, Elvis Shkambi.

Hetimi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja mbetet në vendnumëro
Foto: Zhurma

Burimet konfirmojnë se në muajin prill prokuroria firmosi shtyrjen e hetimeve me 3 muaj, për të administruar aktekspertimet e celularëve të sekuestruar të dyshuarve, Elvis Shkambi e xhaxhait të tij, Gjon Shkambi.

Mësohet se përgjatë kësaj kohe ka përfunduar ekspertiza e celularit të Gjon Shkambit, ndërsa prokurorët ende s’mund të firmosin përfundimin e hetimin pa marrë dhe përgjigjen e celularit të autorit të dyshuar të vrasjes.

Prokurorët duan të provojnë nga hetimi nëse ka patur bashkëpunim apo organizim paraprak nga xhaxha e nip për ekzekutimin e gjyqtarit.

Gjon Shkambi ka mohuar deri më tani të kishte dijeni për veprimet e nipit të tij Elvisit ndaj kundërshton akuzat e vrasjes.

Ndërsa prokurorët dyshojnë se ai ka bashkëpunuar me nipin e tij Elvisin në rolin e nxitësit për të kryer krimin e rëndë, e për këtë arsye kërkohen me çdo kusht komunikimet mes tyre, por edhe analizim të bisedave me persona të tretë.

Gjyqtarit i Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Astrit Kalaja u qëllua me 3 plumba për vdekje pasditen e 6 tetorit 2025 sapo ai shpalli një vendim kundër familjes Shkambi që lidhej me çështjen e një prone në Shkodër.

Elvis Shkambi u vetëdorëzua te policia menjëherë pas krimit që tronditës, ndërsa më pas u arrestua dhe xhaxhai i tij.

Burim: BalkanWeb
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme