Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kurti takohet me Macronin, në fokus integrimi evropian

Kryeministri i Kosovës zhvillon takim në Pallatin Élysée me presidentin francez.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, integrimin evropian dhe sigurinë rajonale. Gjatë takimit, kreu i ekzekutivit kosovar ka kërkuar mbështetjen e Francës për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurti takohet me Macronin, në fokus integrimi evropian
Foto: tetovasot.com
Video · Top Channel Albania · YouTube ↗

Kurti ka vlerësuar rolin e Francës si aleate të fuqishme që nga lufta për çlirim dhe pavarësi, ndërsa ka shprehur gjithashtu vlerësimin për nismën e presidentit francez për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet e teknologjisë. Në kuadër të kësaj çështjeje, e cila ishte në qendër të Forumit të Paqes në Paris, Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme