Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të re me dhjetë pika në rendin e ditës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë seancë të re, ku në rend dite janë miratimi i procesverbalit, pyetjet parlamentare dhe disa projektligje.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për një seancë të radhës, e cila sipas njoftimit për media është paraparë të mbahet në ora 10:00. Pikat e rendit të ditës përfshijnë miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Në këtë mbledhje po ashtu është paraparë shqyrtimi i disa projektligjeve për ratifikimin e marrëveshjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për ekstradim, transferimin e personave të dënuar, si dhe për ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale. Gjithashtu do të shqyrtohet traktati për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale me Mbretërinë e Belgjikës.
Rendi i ditës përfshin edhe propozim-programin e punës së Kuvendit për sesionin vjeshtor 2026, interpelancën me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesën e barnave onkologjike, si dhe mocionin përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.