Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Kush ka imunitet nga arrestimi?

Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë kanë imunitet nga arrestimi dhe kontrolli personal apo i banesës pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë nuk mund të arrestohen, ast'i nënshtrohen kontrollit personal apo të banesës pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese. Qeveria shqiptare kërkon t'i japë imunitet nëpërmjet një projektligji të ri për Institucionin qendror financiar.

Kush ka imunitet nga arrestimi?
Foto: Ilustrim · One stands out 002 2025 01 01 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen ose të privohen nga liria në ndonjë formë, as t'i nënshtrohen kontrollit personal apo të banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, përveç rasteve kur kapen në flagrancë ose ndërsa janë në ndjekje menjëherë pas kryerjes së një krimi.

Gjykata Kushtetuese merr vendim për autorizimin brenda dy javëve nga data kur i paraqitet çështja. Në rast se Gjykata Kushtetuese nuk vendos brenda këtij afati kohor, kërkesa për autorizim konsiderohet e refuzuar.

Këty projektligj i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave, ja pamundëson drejtësinë që të përsërisë një arrestimim të ngjashëm siç ndodhi në 2014 me prangosjen e ish-guvernatorit të BSH Ardian Fullani.

Një tjetër mbrojtje ligjore si kreut të bankës dhe anëtarëve të këshillit u jepet dhe për nismën e shkarkimit nga detyra.

Paraqitja e kërkesës pezullon çdo procedurë shkarkimi në Kuvend deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese brenda 60 ditëve.

Përpos mbrojtjes për Guvernatorin, në draft ligjin i cili vjen sipas qeverisë si detyrim për përafrimin me legjislacionin e BE, për herë të parë parashikohet emetimi i Lekut Digjital, duke e njohur monedhën digjitale si pjesë të monedhës kombëtare.

Burim: Gazeta Tema
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme