Grabitje e armatosur në Gjakovë dhe një person i plagosur nga të shtënat
Një grabitje me armë zjarri në një lokal në Gjakovë ka lënduar një person pasditen e sotme.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
GJAKOVË — Një grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në një objekt afarist në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në qytetin e Gjakovës, ku si pasojë e të shtëna me armë zjarri ka mbetur i lënduar një person. Policia e Kosovës ka njoftuar se informacioni është pranuar rreth orës 17:00 përmes linjës zyrtare telefonike. Zëdhënësja e Policisë Rajonale, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se personi i lënduar ka pranuar trajtim mjekësor pas ngjarjes.
Krasniqi ka shtuar se njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. «Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar», ka deklaruar ajo.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar