Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Ansambli Popullor jep performancë në Skoci pas shtatë dekadave

Edinburgu mirëpret spektaklin artistik kushtuar trashëgimisë dhe lidhjeve historike me poetin britanik Lord Bajroni.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Edinburgu do të mirëpresë spektaklin “Shqipëria përmes syve të Bajronit” më 23 nëntor 2026, ku do të interpretojë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore. Kjo paraqitje shënon rikthimin e Ansamblit Popullor në Skoci për herë të parë pas 70 vjetësh, duke sjellë për publikun historinë, poezinë, muzikën dhe traditat shqiptare në skenën e Assembly Rooms.

Ansambli Popullor jep performancë në Skoci pas shtatë dekadave
Foto: rtklive.com

Organizimi i këtij aktiviteti bëhet nga Empowered Women of Diaspora, ndërsa për realizimin e tij bashkëpunojnë Agjencia Kombëtare e Diasporës, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, si dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Vepra e poetit romantik britanik Lord Bajroni, i cili u magjeps nga trojet shqiptare dhe takimi i tij me Ali Pashë Tepelenën më shumë se dy shekuj më parë, do të interpretohet nga poeti dhe autori Robert Wilton.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Gjakovës 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Si e bëjmë listën

Përditësuar

  1. Aksidenti në Malin e Zi: Djali i Elvis Mulliqit në gjendje kritike

    47% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme