OVL-UÇK: Humbëm besimin te Specialja, aktgjykimet s’zhbëjnë historinë
Organizata e Veteranëve të Luftës shpreh pakënaqësi me proceset gjyqësore në Hagë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar lidhur me proceset gjyqësore që po zhvillohen kundër ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara. Sipas organizatës, mënyra e drejtimit të këtij procesi ka shkatërruar çdo fije besimi në profesionalizmin dhe paanshmërinë e gjykatës, duke vënë në pikëpyetje drejtësinë e këtij institucioni.
Në reagimin e publikuar, OVL-UÇK ka theksuar se asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike të Luftës Çlirimtare. Organizata ka shtuar se këto zhvillime nuk e dobësojnë dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës qëndron në themelet e lirisë, duke mos pasur vend në bankën e të akuzuarve të historisë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar