Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Qytetari në Gjakovë dorëzon në Polici portofolin e gjetur me para

Një qytetar në Gjakovë ka dorëzuar në stacionin policor një portofol të gjetur në rrugë me mbi 650 euro dhe dokumente personale.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

GJAKOVË — Qytetari L. Rudi është paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë, ku ka dorëzuar një portofol të gjetur në rrugën “Bujar Roka”, i cili përmbante dokumente personale dhe 656 euro e 95 cent. Pas hapjes së portofolit në prani të zyrtarëve policorë, dokumentet e gjetura kanë shërbyer për verifikimin dhe identifikimin e pronarit, të cilit i janë kthyer të gjitha paratë dhe dokumentet.

Qytetari në Gjakovë dorëzon në Polici portofolin e gjetur me para
Foto: demokracia.com

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka shprehur falënderime për qytetarin L. Rudi për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e dëshmuar, duke e vlerësuar veprimin e tij si një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme