Aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve
Një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë në afërsi të Novoselës, duke lënë të vdekur shefin e krimeve dhe një të plagosur.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
VLORË — Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet tip „Toyota“ u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shefi i Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës, Ermal Lulaj, i cili po udhëtonte nga Fieri drejt qytetit ku shërben.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, ndërsa situata në këtë aks të rrugës vijon të jetë e rënduar. Automjeti tip skrep ka qenë pa sinjalistikë në pjesën e pasme.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili u transportua drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Efektivi që humbi jetën më herët ka shërbyer si shef i Antidrogës dhe është baba i dy fëmijëve.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar