Gold AG: Dënimi i krerëve të UÇK-së më mori frymën, gati pësova infarkt
Këngëtari Arian Agushi, Gold AG, rrëfen në Grida Duma Podcast se vendimi i Gjykatës Speciale për dënimin e drejtuesve të UÇK-së e ka prekur thellë.
Këngëtari Arian Agushi, i njohur si Gold AG, ka rrëfyer në Grida Duma Podcast se vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e drejtuesve të UÇK-së i ka shkaktuar një tronditje të madhe. Ai ka deklaruar se në atë moment ka menduar se po pësonte infarkt dhe nuk donte të vdiste para syve të djalit të tij.
Gjatë intervistës, Gold AG ka folur edhe për sakrificën e dëshmorëve, tradhtinë dhe personat që sipas tij kanë dëmtuar çështjen shqiptare. Ai ka përmendur takimet me Thaçin, Selimin, Krasniqin dhe Veselin në burg, duke treguar çfarë i kanë thënë. Këngëtari ka ndarë edhe qëndrimet e tij për patriotizmin, besën dhe dashurinë për Shqipërinë, duke thënë se “Shqipërinë e kemi dasht pa kushte”.
Gold AG ka rrëfyer gjithashtu arrestimin e tij në Greqi për shkak të këngëve kushtuar Çamërisë, duke deklaruar se nuk do të shkojë kurrë të pushojë në Greqi.