Kontrolle dhe urdhërarrest në spitalin e Fierit nga Prokuroria
Prokuroria e Fierit ka lëshuar urdhërarrest për drejtorin e spitalit, ndërsa Policia dhe OPGJ po zhvillojnë kontrolle në terren.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
FIER — Prokuroria e Fierit ka lëshuar urdhërarrest për drejtorin e spitalit, ndërsa në kuadër të hetimeve janë duke u ushtruar kontrolle nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe shërbimet e Policisë në mjediset e institucionit shëndetësor. Fillimisht u raportua se urdhri ishte dhënë për drejtorin e Spitalit Memorial, Erblin Dollakaj, por më pas u konfirmua se bëhet fjalë për drejtorin e spitalit Rajonal të Fierit.
Nuk ka ende ndonjë informacion zyrtar lidhur me arsyet e këtij urdhërarresti apo për akuzat konkrete që rëndojnë ndaj drejtorit të spitalit. Përveç veprimeve të deritanishme të organit të akuzës vendase, në këtë spital janë kërkuar kontrolle edhe nga Prokuroria e Posaçme.