Aksident rrugor në aksin Qukës–Prrenjas
Përplasja e dy automjeteve pranë urës së Torromanit lë të plagosur një person dhe shkakton dëme të mëdha materiale.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Qukës–Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë e përplasjes së fortë, njëri prej drejtuesve të mjeteve është plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që të dyja makinat kanë pësuar dëmtime të shumta materiale, duke u shkatërruar thuajse tërësisht.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse për të bërë të mundur largimin e mjeteve të dëmtuara dhe pastrimin e karrexhatës nga vajrat lubrifikues që përbënin rrezik për qarkullimin. Autoritetet dyshojnë se lagështia në rrugë mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve, ndërsa u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në akse me kushte të ngjashme atmosferike.