Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Gëzim Berisha lë arrestin shtëpiak dhe shfaqet në stadiumin “Fadil Vokrri”

Ish-drejtorit të Spitalit të Mitrovicës i zëvendësohet masa e sigurisë pas ankesës së mbrojtësit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Gëzim Berisha, i pezulluar nga pozita e ish-drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, është parë në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” për të ndjekur ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit, pasi Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e tij të sigurisë. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, bëri të ditur se pas aprovimit të ankesës nga mbrojtësi i të pandehurit, masa e arrestit shtëpiak prej një muaji është zëvendësuar me ndalimin për t’iu afruar personit të caktuar. Më herët, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar arrestin shtëpiak ndaj Berishës nën dyshimet për veprën penale të dhunës në familje ndaj ish-bashkëshortes, ndërsa prania e tij në ndeshje u bë e ditur përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Gëzim Berisha lë arrestin shtëpiak dhe shfaqet në stadiumin “Fadil Vokrri”
Foto: sinjali.com

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme