Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Identifikohen pesë të arrestuarit e operacionit antidrogë «Heshtja»

Gjashtë persona janë vënë në ndalim policor në rajonin e Prishtinës, ndërsa janë sekuestruar drogë, para dhe pasuri me vlerë qindra mijëra euro.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Gjatë një operacioni antidrogë të koduar «Heshtja», të zhvilluar në rajonin e Prishtinës, janë arrestuar gjashtë persona dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Aksioni është ndërmarrë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Sipas Policisë, operacioni ka pasur në shënjestër një grup të strukturuar dhe të organizuar që dyshohet për trafikim dhe shpërndarje të substancave narkotike.

Identifikohen pesë të arrestuarit e operacionit antidrogë «Heshtja»
Foto: demokracia.com

Në kuadër të hetimeve, pesë nga personat e ndaluar janë identifikuar si Astrit Haraqia, Jeton Stanovci, Albana Xhemajli-Ramadani, Alban Maloku dhe Gëzim Feka. Gjatë bastisjeve në disa lokacione, autoritetet kanë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, sasi marihuane, tableta ekstazisë dhe substanca të tjera. Vlera e kokainës së kapur në tregun e shitjes në rrugë llogaritet rreth 111 mijë euro, ndërsa vlera e përgjithshme e drogës dhe aseteve të konfiskuara arrin rreth 301 mijë euro.

Përveç lëndëve narkotike, Policia ka sekuestruar edhe rreth 16 mijë euro në valuta të ndryshme, automjete dhe ora luksoze të markave Rolex e Franck Muller, stoli të çmuara, pajisje elektronike, peshore digjitale, si dhe një armë zjarri me municion. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme