← Sport
Live · Sport · 06:44 · 16 Korrik 2026

Pse u dëmtua Frenkie de Jongu?

Barcelona po përballon situatën pasi Koeman akuzoi klubin për neglizhencë

— Barcelona ka marrë një goditje të rëndë pas rikthimit të Frenkie de Jongut në klub me një dëmtim serioz në gju, i cili mund ta mbajë mesfushorin holandez jashtë fushave për një periudhë prej katër deri në gjashtë muaj. Sipas raportimeve nga Spanja, drejtuesit e klubit katalanas janë të zemëruar me trajnerin e Holandës, Ronald Koeman, dhe stafin mjekësor të kombëtares, pasi besojnë se nuk janë informuar për gjendjen reale fizike të De Jongut gjatë grumbullimit me “Tulipanët”. De Jong është rikthyer të hënën në qendrën stërvitore “Ciutat Esportiva”, edhe pse kishte leje pushimi deri më 20 korrik.

Mesfushori ka vendosur të paraqitet më herët për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore, pasi gjuri i tij i djathtë ishte ënjtur ndjeshëm. Pas një bisede fillestare me trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick, stafi mjekësor i klubit ka kryer ekzaminimet, të cilat kanë zbuluar se nyja e gjurit ishte plotësisht e paqëndrueshme.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, mjekët dyshojnë për një dëmtim të ligamenteve. Megjithatë, për shkak të gjakderdhjes së brendshme, nuk ka qenë e mundur që menjëherë të kryhet rezonanca magnetike (MRI). Barcelona tani duhet të presë disa ditë, derisa ënjtja të ulet, për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmtimit.

Raportohet se drejtuesit e klubit janë tronditur nga gjendja fizike e futbollistit. Barcelona beson se është mashtruar nga Federata Holandeze dhe stafi teknik i Ronald Koemanit. Klubi ishte në dijeni se De Jong kishte marrë dy injeksione për të qenë në gjendje të luante në ndeshjet ndaj Tunizisë dhe Marokut, por pretendon se nuk ishte informuar për seriozitetin e vërtetë të dëmtimit.

Brenda klubit ekziston bindja se De Jong ka luajtur me një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Marokut, e cila shkoi në kohën shtesë dhe përfundoi me eliminimin e Holandës pas penalltive në fazën e 1/16 së finales. Sipas Barcelonës, kjo situatë mund ta ketë përkeqësuar ndjeshëm gjendjen e tij.

“Do të shohim se si Koeman dhe Frenkie do ta shpjegojnë këtë problem kaq të madh”, kanë deklaruar burime brenda klubit për “AS”. Drejtuesit katalanas e konsiderojnë rastin si një neglizhencë serioze, duke akuzuar kombëtaren holandeze se ka vendosur rezultatin afatshkurtër mbi shëndetin afatgjatë të futbollistit.

Marrëdhëniet mes Barcelonës dhe Ronald Koemanit kishin qenë të tensionuara edhe më herët, ndërsa ky rast raportohet se ka rikthyer konfliktet mes palëve. Klubi nuk ka harruar kritikat publike të Koemanit ndaj mënyrës se si Barcelona kishte menaxhuar gjendjen fizike të De Jongut në fund të sezonit 2023/24, situatë që i kushtoi mesfushorit mungesën në Kampionatin Evropian.

Tani situata është përmbysur, me Barcelonën që po vë në pikëpyetje vendimin e stafit holandez për të marrë, sipas tyre, “rreziqe të papranueshme”. Por kritikat nuk janë drejtuar vetëm ndaj Koemanit dhe stafit mjekësor të Holandës. Edhe vetë Frenkie de Jong raportohet se po përballet me pakënaqësi brenda klubit, pasi Barcelona beson se futbollisti duhej të kishte pranuar kufizimet fizike dhe të mos vazhdonte të luante me dhimbje.

Nëse konfirmohet se nevojitet ndërhyrje kirurgjikale, mesfushori holandez mund të mungojë nga katër deri në gjashtë muaj. Kuvendi i Shqipërisë nis seancën me një minutë heshtje për Afrim Bunjakun Jozi nuk heq dorë nga Loredana e dëshmon me fakte Materialet e publikuara nuk mund të kopjohen ose përdoren pa lejen paraprake të redaksisë së Insajderit.

Burim: Insajderi, https://insajderi.org/barcelona-shperthen-ndaj-koemanit-pas-demtimit-te-de-jongut-frike-per-mungese-deri-ne-gjashte-muaj/
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Etiketat #sport #lajme #bota
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #sport

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën