Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Fier, fqinjët shpëtojnë 30-vjeçarin pasi banesa e tij u shkrumbua nga flakët

Një banesë në fshatin Hoxharë është djegur plotësisht, ndërsa fqinjët kanë ndërhyrë për të nxjerrë gjallë dhe pa lëndime 30-vjeçarin që vuan nga epilepsia.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

FIER — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Hoxharë të Fierit, ku një banesë është shkrumbuar plotësisht si pasojë e flakëve. Zjarri ka rrezikuar drejtpërdrejt jetën e një 30-vjeçari që vuan nga epilepsia, i cili ndodhej brenda në shtëpi gjatë momentit të incidentit.

Fier, fqinjët shpëtojnë 30-vjeçarin pasi banesa e tij u shkrumbua nga flakët
Foto: report.al

Sipas dëshmisë së nënës së të riut, e cila ndodhej duke punuar në vjeljen e ullinjve, flakët dyshohet se janë shkaktuar aksidentalisht nga i biri teksa po tentonte të përgatiste kafe me një bombul të vogël gazi. Pasi ka ndezur bombulën, 30-vjeçari dyshohet se ka pësuar një krizë epileptike dhe e ka hedhur atë të ndezur në dysheme, çka ka sjellë përhapjen e shpejtë të flakëve në të gjithë banesën brenda pak minutash.

Fqinjët kanë pikasur tymin dhe flakët, duke nxituar menjëherë në ndihmë dhe duke arritur ta nxjerrin 30-vjeçarin nga shtëpia, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet zjarrfikëse, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, nuk është bërë e mundur shpëtimi i banesës, e cila është djegur pothuajse tërësisht.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Gjakovës 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme