Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Aksident në Librazhd, automjeti bie në greminë dhe gjendet një pistoletë

Një 22-vjeçar mbetet i lëunduar pasi makina e tij ka rënë në humnerë në Librazhd, ndërsa policia gjen një armë zjarri pranë mjetit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Një automjet tip «Benz» me targa AB178DV ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë rreth 150 metra larg aksit rrugor në fshatin Farret të njësisë administrative Stravaj në Librazhd. Në timon ndodhej 22-vjeçari Renis Pajtim Kalnxhi, i cili është transportuar në Spitalin e Librazhdit dhe sipas informacioneve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksident në Librazhd, automjeti bie në greminë dhe gjendet një pistoletë
Foto: vizionplus.tv

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, pranë mjetit të dëmtuar është gjetur një armë zjarri tip pistoletë dhe nuk janë konstatuar persona të tjerë në automjet. Drejtuesi dyshohet se ishte përfshirë në një konflikt dhe ishte dëmtuar përpara se makina të dilte nga rruga, ndërsa veprimet e mëtejshme hetimore po ndiqen nga Komisariati i Policisë Librazhd.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme