Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe vret këmbësoren
Një 67-vjeçare humb jetën në trotuar pasi një automjet i drejtuar nga një 27-vjeçare del nga rruga te Ura e Bahçallëkut.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Shkodër, në zonën e njohur si Ura e Bahçallëkut, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Sipas njoftimeve zyrtare, makina drejtohej nga një 27-vjeçare me inicialet B. P., e cila dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese dhe më pas ka goditur këmbësoren që po ecte në trotuar.
Si pasojë e përplasjes së rëndë, ka ndërruar jetë këmbësorja 67-vjeçare. Ndërsa burimet e Shekullit identifikojnë viktimën si Edmonda Barballushi, njoftimet e tjera e referojnë atë me inicialet E. B. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes tragjike.