Çfarë ofron festivali 'Skena Verore – Ulqin 2026'?
Festivali do të ofrojë një kalendar të larmishëm aktivitetesh kulturore dhe artistike, duke e kthyer Qytetin e Vjetër të Ulqinit në qendrën e jetës kulturore gjatë muajve korrik dhe gusht, me koncertin e këngëtarit Frederik Ndoci
— Ulqini, festivali 'Skena Verore – Ulqin 2026' do të ofrojë një kalendar të larmishëm aktivitetesh kulturore dhe artistike, duke e kthyer Qytetin e Vjetër të Ulqinit në qendrën e jetës kulturore gjatë muajve korrik dhe gusht.
Edicioni i sivjetshëm i festivalit tradicional do të sjellë publikut një ofertë të gjerë aktivitetesh, duke filluar me koncertin e këngëtarit Frederik Ndoci më 17 korrik, ndërsa më 20 korrik do të ketë një mbrëmje me muzikë klasike.
Më 25 korrik skena do t’i lihet humorit me një Stand Up komedi, ku do të performojnë Florjan Binaj, Valina Muçolli dhe Akil Varfi. Më 29 korrik është paraparë shfaqja e filmit 'It All Ends Here', që do të zhvillohet në ambientin e Pazarit të Suvenireve.
Manifestimi organizohet nga Qendra për Kulturë e Ulqinit, ndërsa realizimi i tij mbështetet financiarisht nga Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike e Ulqinit dhe Ministria e Kulturës dhe Medias e Malit të Zi.
Programi vazhdon më 11 gusht me koncertin e Tribute Band 'Tajna veza', kushtuar repertorit të grupeve legjendare Bijelo Dugme dhe Indexi. Më 14 gusht, në skenë do të ngjitet humoristi Branko Krsmanović, ndërsa më 17 gusht do të performojë Grupi 'Burn'.
Dashamirët e teatrit do të kenë mundësinë të ndjekin më 24 gusht shfaqjen 'Iluzione bashkëshortore', ndërsa më 26 gusht do të organizohet një mbrëmje letrare me pjesëmarrjen e shkrimtares Lea Ypi dhe poetes Rita Petro.
Edicioni i këtij viti do të mbyllet më 27 gusht me koncertin 'Don’t Listen to Your Neighbors', ndërsa po atë mbrëmje do të hapet edhe ekspozita e artistes Tanja Markush.
Organizatorët bëjnë të ditur se të gjitha aktivitetet do të zhvillohen në ambientet e Muzeut të Qytetit – Qyteti i Vjetër (Kalaja), duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve një program të pasur kulturor në një nga hapësirat më atraktive të Ulqinit.
Burim: Koha Javore
— Redaksia ZHURMA




Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.