Zhurma Press E Diel · 23 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 14:48 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Jetesa SHQ

Çfarë është Festivali Green dhe Blue Prespa?

Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj: një nismë që ndërthur natyrën, turizmin dhe biodiversitetin e Prespës

Redaksia ZHURMA 18:06 Përditësuar 18:15 1 min lexim
Çfarë është Festivali Green dhe Blue Prespa?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

— TIRANË, 5 korrik — Festivali “Green dhe Blue Prespa” është një kompeticion i natyrës, turizmit dhe peizazhit kulturor, i cili pasqyron identitetin e Prespës si një destinacion gjithëpërfshirës, që ndërthur përvojën në liqen, vlerësimin e biodiversitetit, trashëgiminë kulturore, gastronominë dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj u shpreh sot se aktiviteti përfaqësoi një nismë që ndërthur natyrën, turizmin e ngadaltë, biodiversitetin, trashëgiminë kulturore dhe gastronominë lokale të zonës.

Festivali synon promovimin e Prespës si një destinacion autentik dhe të qetë, duke nxitur vizitorët të eksplorojnë zonën në harmoni me ritmin natyror dhe vlerat e saj mjedisore. Aktiviteti u zhvillua në datat 3-5 korrik përgjatë liqenit të Prespës dhe shtegut Zaroshkë–Çerje, i cili konsiderohet një nga itineraret më tërheqëse të turizmit natyror në zonë.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/05/festivali-green-dhe-blue-prespa-promovim-i-turizmit-te-qendrueshem-dhe-natyres/
— Redaksia ZHURMA

Komentet