Eurofarma gjobitet nga inspektorati
Inspektorati gjen shkelje në depo
PRISHTINË — Një raport i Inspektoratit Farmaceutik ka konstatuar se depoja farmaceutike "Eurofarma Kosovë" në Prishtinë nuk kishte procedura standarde të operimit në formë të shkruar gjatë inspektimit që ju bërë kësaj depo më 29 maj 2025. Kontrolli ishte planifikuar për verifikimin e praktikës së mirë të distribuimit të produkteve medicinale, një nga elementet kryesore për garantimin e cilësisë dhe sigurisë së barnave gjatë ruajtjes dhe shpërndarjes.
Inspektorati tregon se kompania posedonte licencë valide të punës pranë AKPPM-së, raporton Front Online. Megjithatë, përfaqësuesit e depos nuk kanë prezantuar procedura standarde të operimit në formë të shkruar. Sipas Inspektoratit, kompania kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe me Udhëzimin Administrativ që rregullon veprimtarinë e qarkulluesve me shumicë.
Shkelja kryesore kishte të bënte me mungesën e dokumentacionit standard të operimit. Pas inspektimit, përfaqësuesit e subjektit e kanë nënshkruar procesverbalin pa paraqitur vërejtje. Inspektorati ka rekomanduar që kompania të punojë në pajtim me legjislacionin dhe t’i hartojë procedurat standarde të operimit në formë të shkruar.
Burim: Insajderi — Redaksia ZHURMA