Ikari
Ikari (Ikarus), biri i Dedalit. Kur Dedali dhe Ikari u arratisën nga Kreta, Dedali përgatiti krahë me pendë të ngjitura me dyllë. Megjithëse i ati e kishte paralajmëruar të mos fluturonte shumë lart, Ikari u afrua shumë pranë Diellit; dylli u shkri dhe ai ra në det, që që atëherë u quajt Deti Ikarian. Ishullli ku u gjet trupi i tij mori emrin Ikaria.
Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.