Galatea

Galatea 1. Nimfë që personifikonte detin e qetë dhe të shkëlqyeshëm, bija e Nereut dhe e Doridës. Me të u dashurua Polifemi, por ajo donte bariun Akid. Një ditë Polifemi i gjeti ata në një shpellë të Sicilisë, anës detit dhe, nga xhelozia, e vrau rivalin e tij, duke e përplasur në një shkëmb. Gjaku i Akidit u shndërrua në një lumë që derdhej në det. Kështu Galatea bashkohej me të dashurin e saj.

Sipas një versioni tjetër të legjendës, përbuzja e Galatesë u

shndërrua në një dashamirësi, kur mori vesh se Polifemi ishte biri i Poseidonit. Disa legjenda thonë se Galatea iu dorëzua Polifemit dhe me këtë të fundit lindi Galin, Keltin dhe Ilirin. 2. E dashura e Pigmalionit.

Shih edhe

Përmendet te