Dhëmbët e dragoit
Dhëmbët e dragoit, heroi legjendar teban, Kadmi, vrau
dragoin që kishte gëlltitur shokët e tij. Me porosi të Atenës ai mbolli dhëmbët e dragoit dhe nga toka lindën njerëz të armatosur që u vranë në luftë midis tyre, por shpëtuan pesë, të cilët e ndihmuan Kadmin të ndërtonte Tebën. Në kuptimin e figurshëm, «të mbjellësh dhëmbët e dragoit» do të thotë të rritësh luftëtarë kreshnikë.
Dhurata e Danajve, shprehje që doli nga legjenda e kalit të Trojës. Kur trojanët donin të futnin në muret e tyre kalin e famshëm prej druri, të cilin grekët (danajtë) e kishin lënë me pabesi në bregdet, prifti Laokoont thërriti «Kam frikë nga danajtë edhe kur sjellin dhurata». Fjalët proverbiale shprehin të vërtetën se nuk duhet t'i besohet një armiku, sado bujar që të paraqitet ai. Këtë shprehje e ka përdorur edhe Lenini: «Unë kam frikë nga danajtë dhe ju këshilloj edhe ju të keni frikë». (V. I. Lenin, Veprat, vëll. 34, f. 319).