Driopi
Driopi, biri i perëndisë së lumit Sperk dhe i Polidorit. Ishte eponim i fisit paragrek (pellazgjik) të driopëve. Bijtë e tij, të përzënë nga dorët prej rajonit të Parnasit, u vendosën në Eube e në Tesali. Me emrin Driopi njihej edhe një nimfë, bija e Driopit (ose e Euritit), e cila, duke këputur lulet e lotusit të shenjtë pranë një liqeni, u shndërrua në pemë, sepse lulet i përkitnin nimfave. Ovidi e përshkruan shndërrimin e saj si ngadalë dhe të dhimbshëm, ndërkohë që ajo u lutej motrës së saj Jolës të kujdesej për djalin e vogël.
Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.