Divi
Divi, qenie e mitologjisë shqiptare, që përfytyrohej si një përbindësh me trup shume të madh e me fuqi mbinjerëzore. Ushqehej me mish njeriu. Ai rrëmbente vajza dhe i çonte nën dhe ku kishte banesën e tij. Në kuptimin e figurshëm. div do të thotë njeri me trup të madh e të fuqishëm.