Bonadea
Bonadea (lat. hyjneshë e mirë), hyjneshë romake e pllenimit, mbrojtësja e grave. Sipas legjendës, ishte bija ose gruaja e Faunit. Në Romë ajo kishte një tempull, në Aventin. Festat për nder të saj kishin karakterin e mistereve. Në to merrnin pjesë vetëm gratë, që përgatiteshin për festën duke mbajtur agjërim. Pastaj, nën udhëheqjen e një vestaleje, ato bënin fli nië dosë dhe pula të çdo ngjyre (përveç pulave të zeza), derdhnin verë etj.