Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi
Fiorentina vlerëson mundësinë e transferimit të tij
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
PRISHTINË — Edon Zhegrova mund të jetë një nga emrat që do të ndryshojë skuadër gjatë kësaj vere, me Fiorentinën që ka shfaqur interesim për reprezentuesin e Kosovës. Mediumi italian La Nazione ka raportuar të shtunën se Fiorentina po e vlerëson mundësinë e transferimit të Zhegrovës, i cili aktualisht është pjesë e Juventusit.
Zhegrova pëlqehet veçanërisht nga trajneri Fabio Grosso, i cili e sheh Zhegrovën si një përforcim të përshtatshëm për krahun e djathtë të sulmit. Në anën tjetër, drejtori sportiv i Fiorentinës, Fabio Paratici, është duke punuar për transferimin e Joao Marios dhe, sipas raportimeve në Itali, një formulë e ngjashme mund të përdoret edhe për Zhegrovën.
Bëhet fjalë për një huazim me opsionin e blerjes përfundimtare, formulë që sipas Tuttomercatoweb do të ishte e përshtatshme për të dyja klubet. Zhegrova iu bashkua Juventusit në shtator të vitit të kaluar, kur u transferua nga Lille. Reprezentuesi kosovar u prit me shumë bujë te “Zonja e Vjetër”, por aventura e tij e parë në Torino nuk shkoi sipas pritshmërive.
Në sezonin e fundit, Zhegrova regjistroi vetëm 525 minuta lojë, ndërsa nuk arriti të shënonte gol apo të regjistronte asistim. Burim: Demokracia
— Redaksia ZHURMA
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 25 korrik Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi · ky artikull
- 5 tetor Edon Zhegrova merr vlerësime të larta nga Tuttosport
- 16 tetor Edon Zhegrova projektohet titullar për ndeshjen kundër Lazios
- 17 tetor Spalletti vlerëson Edon Zhegrovën dhe kërkon më shumë minuta për anësorin
- 26 tetor Edon Zhegrova fyehet nga tifozët e Lecces para ndeshjes
- 2 nëntor Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Edon Zhegrovën