Edon Zhegrova projektohet titullar për ndeshjen kundër Lazios
Futbollisti Edon Zhegrova mund të luajë nga minuta e parë për Juventusin në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Lazios.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Futbollisti Edon Zhegrova është shndërruar nga një zëvendësues në një lojtar potencial kyç për skuadrën e Juventusit brenda pak javësh. Pasi u la jashtë listës për Ligën e Evropës, ai i ka bërë përshtypje trajnerit me paraqitjet e tij në pjesën e dytë kundër Sassuolos, Atalantas dhe Cagliarit.
Kështu, trajneri Luciano Spalletti e ka projektuar Zhegrovën si startues në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Lazios, sipas raporteve të medieve në Itali. Kjo do të ishte ndeshja e tij e parë këtë sezon nga minuta e parë, ndërsa trajneri pret një tjetër paraqitje të mirë nga futbollisti kosovar.
Zhegrova deri më tani ka dy gola dhe një asistim në Serie A. Në ndeshjen e fundit kundër Cagliarit, ai i dha impuls lojës me t'u inkuadruar dhe krijoi raste shënimi. Ai ka pesë ndeshje të luajtura dhe 117 minuta lojë në kampionatin italian këtë sezon, ndërsa Juventusit iu bashkua verën e shkuar. Ndeshja mes Juventusit dhe Lazios i takon xhiros së shtatë në Serie A.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 25 shtator Edon Zhegrova shkëlqen në fitoren e Kosovës ndaj Irlandës
- 11 tetor Këngë e re dedikuar Edon Zhegrovës nga rep artisti 2po2
- 12 tetor Edon Zhegrova hyn në historinë e Serisë A me statistikat e tij
- 12 tetor Daniele Adani kritikon Edon Zhegrovën pas paraqitjes ndaj Cagliarit
- 13 tetor Juventusi vlerëson paraqitjen e Edon Zhegrovës ndaj Cagliarit
- 16 tetor Edon Zhegrova projektohet titullar për ndeshjen kundër Lazios · ky artikull