Spalletti vlerëson Edon Zhegrovën dhe kërkon më shumë minuta për anësorin
Trajneri italian flet për talentin dhe lëvizjet e paparashikueshme të futbollistit kosovar.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Trajneri Luciano Spalletti ka vlerësuar cilësitë e Edon Zhegrovës, duke theksuar se sulmuesi kosovar ka aftësi të vërë në vështirësi mbrojtjet kundërshtare gjatë dueleve individuale. Sipas teknikut, lëvizjet e anësorit janë të paparashikueshme për kundërshtarët, ndonëse nganjëherë rezultojnë të tilla edhe për vetë lojtarin në fushë.
«Zhegrova ka aftësi të jetë shkatërrues për kundërshtarët, falë karakteristikave të tij dhe mënyrës se si luan. Lëvizjet e tij janë të paparashikueshme për kundërshtarët, por ndonjëherë janë të paparashikueshme edhe për vetë atë», ka deklaruar trajneri italian.
Megjithatë, trajneri ka theksuar nevojën e ruajtjes së ekuilibrit taktik brenda skuadrës. Sipas tij, hapësira dhe shfrytëzimi optimal i futbollistit varet nga organizimi i duhur në krahun tjetër të fushës. Në përfumundim të prononcimit, ai ka shtuar se «duke u bazuar në atë që na ka treguar, Zhegrova do ta meritonte më shumë kohë loje».
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 25 shtator Edon Zhegrova shkëlqen në fitoren e Kosovës ndaj Irlandës
- 11 tetor Këngë e re dedikuar Edon Zhegrovës nga rep artisti 2po2
- 12 tetor Edon Zhegrova hyn në historinë e Serisë A me statistikat e tij
- 13 tetor Juventusi vlerëson paraqitjen e Edon Zhegrovës ndaj Cagliarit
- 16 tetor Edon Zhegrova projektohet titullar për ndeshjen kundër Lazios
- 17 tetor Spalletti vlerëson Edon Zhegrovën dhe kërkon më shumë minuta për anësorin · ky artikull