DPHM: Në Mavrovë bora arrin në 28 centimetra ndërsa më ftohtë në Kodrën e Diellit
Temperaturat bien deri në minus gjashtë gradë ndërsa reshjet e borës arrijnë trashësinë deri në 28 centimetra.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Temperaturat minimale në vend kanë shënuar ulje të ndjeshme, ku sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike më ftohtë ka qenë në Kodrën e Diellit me minus gjashtë gradë, ndërsa në Hanet e Mavrovës janë regjistruar minus pesë gradë. Termometrit në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Lazaropole i kanë regjistruar minus tre gradë, kurse në Berovë minus dy gradë. Nga ana tjetër, moti më i ngrohtë është shënuar në Gjevgjeli me tre gradë, ndërkohë që në Shtip janë matur dy gradë dhe në Strumicë një gradë.
Gjatë 24 orëve të fundit, reshjet e shiut kanë arritur nivele të larta në rajone të ndryshme, ku sasia më e madhe prej 42 litrash për metër katror është regjistruar në Pozharan. Në Demir Kapi janë matur 35 litra, në Strumicë dhe Hanet e Mavrovës nga 34 litra, ndërsa në Kodrën e Diellit 33 litra për metër katror. Reshje të konsiderueshme janë shënuar edhe në Pretor me 31 litra, Manastir me 30, Berovë me 27, Krushevë me 25 dhe Gjevgjeli me 24 litra për metër katror.
Trashësia e shtresës së borës në orët e mëngjesit ka arritur në 28 centimetra në Hanet e Mavrovës, kurse në Krushevë është matur 27 centimetra. Në Kodrën e Diellit dëbora ka arritur në 18 centimetra, në Lazaropole 15 centimetra, në Tetovë dhjetë, në Kumanovë nëntë dhe në Topollçan tetë centimetra. Shtresa më të thella prej pesë centimetrash janë regjistruar në Berovë dhe Manastir, katër centimetra në Kriva Pallankë, si dhe një centimetër në Shkup-Petrovec.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


