Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

NP “Rrugët e Maqedonisë”: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Të gjitha rrugët shtetërore dhe rajonale janë të kalueshme për trafik dhe po pastrohen nga bora me të gjitha makineritë në dispozicion.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Trafiku në të gjitha rrugët shtetërore dhe rajonale në të gjithë vendin po zhvillohet në rrugë të lagura, ndërsa ekipet dhe makineritë janë angazhuar në pastrimin e borës, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”. Sipas ndërmarrjes, të gjitha rrugët janë të kalueshme për trafik dhe po punohet në mënyrë aktive në të gjithë vendin.

NP “Rrugët e Maqedonisë”: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Foto: alsat.mk

«Informojmë se të gjitha ekipet e kujdestarisë janë të angazhuara në të gjitha kalimet kritike», thonë nga ndërmarrja, duke shtuar se janë siguruar numri i nevojshëm i punëtorëve dhe sasitë e kripës e të zhavorrit për të mbajtur trafikun të pandërprerë.

Pjesëmarrësve në trafik u bëhet apel që të ngasin me kujdes, të kenë pajisje dimërore dhe të përshtatin shpejtësinë e drejtimin sipas kushteve të motit në rrugë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Pejton 2, Prishtinë 22 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme