Publikohen rezultatet e konkursit për bursat e studentëve romë
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se listat e kandidatëve fitues janë vënë në dispozicion në ueb faqen zyrtare.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nxjerrë rezultatet zyrtare për ndarjen e mbështetjes financiare për studentët e rregullt romë që ndjekin studimet deridiplomatike në institucionet e arsimit të lartë publike dhe private për vitin akademik 2026/2027. Në faqen e internetit të kësaj ministrie janë vënë në dispozicion listat përkatëse për ata që janë regjistruar në vitin e parë, si dhe për studentët e viteve të tjera të studimit.
Të gjithë pjesëmarrësit në këtë thirrje do të mund të shohin vendimin e tyre përmes platformës elektronike në portalin e dedikuar, duke u futur te seksioni i aplikimeve. Nga dikasteri i arsimit bëhet e ditur se fituesit nuk kanë obligim të dorëzojnë kontrata të printuara dhe të nënshkruara, pasi të gjitha detyrimet dhe të drejtat përcaktohen përmes aktvendimit.
Personat që nuk janë përfshirë ose nuk pajtohen me rezultatin nuk duhet të dorëzojnë ankesa para se të pranojnë dokumentin zyrtar. Pas marrjes së vendimit, afati për të ushtruar ankesë pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, Procedurë të Marrëdhënies së Punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në Shkallë të Dytë është brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e pranimit. Hapësirat e këtij komisioni gjenden në ndërtesën e RTVM-së në bulevardin “Goce Dellçevë” numër 18, në katin e njëmbëdhjetë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



