Kontributi shumëvjeçar i Bahtijar Kryeziut në albanologji
Një vështrim mbi rrugëtimin akademik, studimet shkencore dhe veprimtarinë e gjuhëtarit dhe profesorit universitar Bahtijar Kryeziu.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Profesor Bahtijar Kryeziu ka zhvilluar një veprimtari të gjerë në shërbim të gjuhës shqipe dhe albanologjisë, duke realizuar mbi tri dekada kërkime, studime e botime shkencore. I lindur në Roganë të Kamenicës, ai ka lënë gjurmë të rëndësishme në fusha si onomastika, toponimia, leksikologjia, kultura e gjuhës dhe metodika e mësimdhënies, me dhjetëra vepra të botuara dhe mbi 140 studime e artikuj shkencorë.
Rrugëtimi i tij arsimor dhe akademik nisi pas përfundimit të studimeve në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku diplomoi në vitin 1975. Më vonë, në vitin 1983, ai mbrojti magjistraturën me temën «Toponimsia e Hashanisë» nën udhëheqjen e akademik Idriz Ajetit, ndërsa doktoratën e mbrojti në dhjetor të vitit 1998 në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


