Dogana dhe MPB kontrollojnë 38 mjete lundruese në Ohër
Aksion i koordinuar në Liqenin e Ohrit ku u kontrolluan 38 mjete lundruese dhe u evidentuan më shumë pagesa doganore.
OHËR — Drejtoria e Doganave, në një aksion të koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka kryer kontrolle ndaj 38 mjeteve lundruese në Liqenin e Ohrit. Kontrollet kanë përfshirë statusin doganor të mjeteve dhe personat që i drejtonin ato.
Sipas Doganës, pas kontrolleve është evidentuar rritje e pagesave të detyrimeve doganore për mjetet lundruese të futura në vend me import të përkohshëm. Udhëheqësi i Doganës së Manastirit, Gjoko Trposki, deklaroi se në periudhën e kaluar vërehet aktivitet i shtuar në pagesën e detyrimeve të importit për mjetet e futur me import të përkohshëm, gjë që tregon se kontrollet japin efekt.
Nga Dogana bëjnë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë, ndërsa shkeljet e dispozitave ligjore mund të rezultojnë me sanksione, përfshirë edhe konfiskimin e mjeteve lundruese.