Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

G7 nxjerr 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimet

Vendet e G7-s kanë rënë dakord të nxjerrin deri në 100 milionë fuçi naftë bruto dhe dizel nga rezervat strategjike për të rritur furnizimin dhe për të frenuar rritjen e çmimeve…

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Vendet e G7-s kanë rënë dakord të nxjerrin deri në 100 milionë fuçi naftë bruto dhe dizel nga rezervat strategjike për të rritur furnizimin dhe për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve. Vendimi u mor të premten pas një videokonference të zhvilluar nga grupi i vendeve të përbashkuara.

Foto: tv21.tv
Foto: tv21.tv

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendet e G7 do të veprojnë së bashku për të lehtësuar presionin mbi çmimet e energjisë. Vendimi vjen në një kohë kur çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Iran.

Sipas një deklarate të publikuar pas videokonference, rezervat do të lirohen menjëherë dhe gjatë një periudhe prej katër muajsh teksa procesi do të koordinohet përmes Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).

Vendet e G7-s janë: Kanadaja, Francë, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Deçan 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme