Dhomat e Specializuara shpallin aktgjykimin ndaj pesë të akuzuarve në Hagë
Në faqen e Hashim Thaçit rikthehet një mesazh i vitit 2020 para vendimit të Specializuara.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Dhomat e Specializuara do të shpallin vendimin në Hagë për rastin e pengimit të administrimit të drejtësisë, një proces gjyqësor i ndarë nga atij për krime lufte. Në këtë çështje gjyqësore, të akuzuar janë Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave. Seanca për shpalljen e aktgjykimit është caktuar të mbahet të martën, më 17 nëntor, me fillim në orën 10:00.
Në prag të këtij vendimi, në faqen zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook është ripublikuar një mesazh i vitit 2020 nga ekipi që e menaxhon atë. Në këtë deklaratë të vjetër, Thaçi kishte thënë se bartja e uniformës dhe shërbimi në radhët e UÇK-së paraqesin nderin më të madh të jetës së tij.
«Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj. Ka qenë nderi më i madh në jetën time që ta barti uniformën e UÇK-së dhe të jem Drejtor Politik i saj», kishte deklaruar ai në shkurt të vitit 2020, duke shtuar se lufta çlirimtare mbetet krenari në çdo ballafaqim.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar