Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve nga Rahoveci vdekur në Gjermani
Kryetari i Rahovecit dërgon telegram ngushëllimi për vdekjen e dy të rinjve në një aksident trafiku në Gjermani.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Dy të rinj nga Komuna e Rahovecit kanë humbur jetën në një aksident komunikacioni në Gjermani. Viktimat janë identifikuar si Leart Morina nga fshati Sopniq dhe Berhan Zeka nga Pataqani i Poshtëm.
Pas kësaj ngjarjeje tragjike ka reaguar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili u ka dërguar një telegram ngushëllimi familjarëve. Latifi: «Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të dy të rinjve tanë, Leart Morinës nga Sopniqi dhe Berhan Zekës nga Pataqani i Poshtëm.» Ai ka shtuar në emër personal dhe të institucionit se u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, të afërmve dhe miqve, duke përmbyllur mesazhin me fjalët se «Learti dhe Berhani pushofshin në paqe!».
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar