Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së nga themelimi i saj
Në profilin e ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook është rikthyer një mesazh i vitit 2020, në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Në faqen zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook është publikuar një mesazh i vitit 2020 lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë që në profilin e tij është kthyer edhe një fotografi me uniformë. Postimi vjen në prag të shpalljes së aktgjykimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për rastin e pengimit të administrimit të drejtësisë, një proces i ndarë nga gjykimi kryesor për krime lufte.
Vendimi pritet të shpallet të martën, më 17 nëntor, në orën 10:00, në procesin ku krahas Thaçit të akuzuar janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Të pesë të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave.
Në mesazhin e rikthyer nga ekipi që menaxhon faqen e tij, thuhet: «Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj. Ka qenë nderi më i madh në jetën time që ta barti uniformën e UÇK-së dhe të jem Drejtor Politik i saj. Ajo uniformë dhe shërbimi në luftën tonë çlirimtare nuk është hendikep, por nder, përparësi dhe krenari në çdo përballje me këdo».
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar