Kuvendi Komunal i Kamenicës miraton transferimin e mjeteve për paga
Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme për buxhetin.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme ku është shqyrtuar dhe miratuar kërkesa për transferimin e mjeteve buxhetore në kategorinë Paga dhe Shtesa. Punimet e kësaj mbledhjeje u hapën nga kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj-Fera.
Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, nënkryetarja Arta Bajralija, drejtorët komunalë, asambleistët, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. Pika e vetme në rendin e ditës ishte kërkesa për miratimin e transferit të mjeteve buxhetore në kategorinë e caktuar, e cila u prezantua nga drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, dhe u votua unanimisht nga të pranishmit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar