Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Pagat në administratë do të indeksohen me normën e inflacionit

Qeveria parashikon një fond prej 4.3 miliardë lekësh për indeksimin e pagave të punonjësve të shtetit sipas normës së inflacionit.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Pagat e punonjësve në sektorin publik pritet të rriten në përputhje me normën e inflacionit, ndërkohë që qeveria ka parashikuar një fond prej 4.3 miliardë lekësh, ose 0.2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për këtë qëllim. Reforma e pagave në administratë kishte nisur vitin e shkuar me synim frenimin e emigracionit dhe përballimin e krizës së viteve të fundit.

Pagat në administratë do të indeksohen me normën e inflacionit
Foto: gazetatema.net

Eksperti i tregut të punës, Erald Pashaj, shprehet se «duhet parë inflacioni në vitin 2025, ai inflacion do të merret për bazë për indeksimin e pagave në sektorin publik në vitin 2026». Sipas tij, bëhet fjalë për një shifër minimale ku fuqia blerëse mbetet e njëjtë. Pashaj shton gjithashtu se «në radhë të parë pagat duhet të rriten çdo vit, pra jo të grumbullohet rritja dhe të bëhet në një vit të caktuar kur vjen situata ekonomike apo njerëzit largohen».

Pas objektivit për pagë mesatare 900 euro, qeveria duket se ka hequr dorë nga reforma të ngjashme, pasi për vitet 2027 dhe 2028 nuk ka asnjë fond të parashikuar për politika të reja pagash nga 11 miliardë lekë këtë vit. Të dhënat tregojnë se një punonjës shqiptar në shtet apo privat paguhet mesatarisht 3.6 euro në orë, që është paga më e ulët në Ballkanin Perëndimor me përjashtim të Kosovës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Si e bëjmë listën

Përditësuar

  1. Besmir Beja shkarkohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

    17% e leximeve arrijnë 75% të artikullit politike

  2. Aksidenti në Malin e Zi: Djali i Elvis Mulliqit në gjendje kritike

    35% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme