Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Çmimet e pronave të banimit në Kosovë rriten me 7.3 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon të dhënat për rritjen e çmimeve të pronave të banimit gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Tregu i pronave të banimit në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Indeksi i Çmimeve të Pronave të Banimit u rrit për 7.3 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Foto: gazetametro.net / gazetametro.net
Foto: gazetametro.net / gazetametro.net

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2026, çmimet e pronave të banimit shënuan rritje prej 1.3 për qind. Në Rajonin e Prishtinës, çmimet u rritën me 4.1 për qind, ndërkaq në rajonet e tjera të vendit rritja arriti në 12.8 për qind.

Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme