Banka e Shqipërisë: Familjet shqiptare frenojnë shpenzimet dhe blerjet e mëdha
Vrojtimi i tetorit tregon rritje të besimit konsumator me 1.1%, por ndërtimi dhe tregtia shënojnë rënie të ndjeshme të besimit në ekonomi.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Familjet shqiptare vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm me shpenzimet dhe po i peshojnë gjithnjë e më shumë vendimet për investime në shtëpi, blerje të mëdha apo ndërrim makine. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për muajin tetor, besimi konsumator u rrit me 1.1%, pasi në shtator ishte 2.3% dhe në gusht 0.8%, ndërsa pritjet për financat familjare dhe situatën ekonomike shënuan përmirësim. Megjithatë, treguesi për blerjet e mëdha mbetet në nivele negative, pasi qytetarët ende hezitojnë të kryejnë shpenzime të konsiderueshme.
Në sektorin e biznesit, panorama e besimit shfaqet e ndarë mes fushave të ndryshme. Ndërtimi pësoi rënien më të fortë të besimit me 5.7%, i ndjekur nga tregtia me 3.5%, ku janë dobësuar si vlerësimet për shitjet ashtu edhe pritjet për punësimin. Në krahun tjetër, industria dhe shërbimet shënuan përmirësim përkatësisht me 2.5% dhe 3.2%. Në total, treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 0.4% dhe qëndron mbi mesataren historike, por ky përmirësim nuk reflektohet njësoj te të gjithë konsumatorët dhe sektorët.