Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Blerta Kllokoqi-Rugova publikon librin e parë "Rugovizmi"

Autorja sjell librin e saj të parë, duke e trajtuar rugovizmin si një udhërrëfyes për jetën e përditshme dhe filozofisë së të vepruarit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Blerta Kllokoqi-Rugova ka prezantuar librin e saj të parë të titulluar «RUGOVIZMI: Revolucion i qetë – që fillon brenda nesh», botuar nga shtëpia botuese Mediaprint. Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë imazhe duke pozuar me kopertinën e veprës, ndërsa shpreson se lexuesit do të gjejnë pjesë nga vetja në faqet e saj.

Blerta Kllokoqi-Rugova publikon librin e parë "Rugovizmi"
Foto: zhurnal.mk

Kllokoqi-Rugova thekson se ky botim shkon përtej politikës dhe historisë, duke e sjellë rugovizmin si një filozofi jete, dinjitet në sjellje, qetësi përballë vështirësive dhe përgjegjësi ndaj shoqërisë. «Nuk e di sa larg do të arrijë ky libër, por e di pse e kam shkruar», u shpreh ajo.

Vepra do të dalë në shitje në libraritë e Tiranës duke filluar nga 16 nëntori, ndërsa në ato të Prishtinës nga 23 nëntori, si dhe do të mund të sigurohet online përmes Mediaprint. Po ashtu, libri do të jetë pjesë e Panairit të Librit në Tiranë që mbahet gjatë muajit dhjetor.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme