Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Binaj konfirmon kandidimin për Tiranën si i pavarur

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj njofton se do të garojë për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 9 majit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar zyrtarisht kandidimin për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit. I ftuar në një em televiziv, ai bëri të ditur se do të hyjë në garë si kandidat i pavarur, duke i qëndruar njëkohësisht qëndrimit të shpallur në nëntorin e kaluar përpara se zgjedhjet të anuloheshin.

Binaj konfirmon kandidimin për Tiranën si i pavarur
Foto: politiko.al

Binaj u shpreh se synon bashkimin e forcave me partitë e opozitës, të cilave u ka ofruar bashkëpunim për krijimin e një fronti të përbashkët. Sipas tij, pavarësisht dallimeve në strategjitë dhe mënyrat e veprimit të forcave opozitare, objektivi mbetet i njëjtë. «E konfirmoj pa diskutim kandidimin. I qëndroj asaj që kam thënë në nëntorin e kaluar, kur u anuluan zgjedhjet. Jam kandidat i pavarur që ua kam shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive të opozitës, për të krijuar një bashkëpunim që ka të njëjtin qëllim, por mënyra të ndryshme», deklaroi Binaj.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme