Biblioteka e Preshevës shënon 85-vjetorin me një takim të posaçëm
Në kuadër të Javës së Aktiviteteve u zhvillua një takim me krijues nga Lugina e Preshevës.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Në kuadër të “Javës së Aktiviteteve”, të organizuar me rastin e 85-vjetorit të Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, u zhvillua një takim me krijues nga Lugina e Preshevës. Ky organizim shërben si një urë e re për krijimtarinë e Luginës, duke mbledhur bashkë personalitete dhe autorë vendorë për të diskutuar rreth zhvillimit të kulturës, librit dhe artit në këtë rajon.


